RRETH NESH

Piano Bar Elysee është një strehëz intime, luksoze e plot sharm. Fryma pariziene vjen jo vetëm në arredim e stil, por edhe në ideimin e gjithçkaje,klasin e shërbimit, cilësinë e produkteve e delikatesën e shijeve. Atmosfera është një tjetër fjalë kyç që ka sjellë suksesin e “Piano Bar Elysee”.

Mendësia e ngritjes dhe funksionimit të këtij biznesi shërbimi është: 

“Gjithçka për kënaqësinë e një klientele kërkuese, që di të zgjedhë më të mirën, më profesionalen e më të veçantën në qytet!”

PIANO BAR ELYSEE

Ju ka ndodhur të jini në dilemë se ku të ftoni personin tuaj special, njerëzit e dashur,shoqërinë apo bashkëpunëtorët për një kafe pune? E kujt jo! “Piano Bar Elysee” është për të gjithë, mundësia maksimale për zgjidhjen perfekte!

Me vendndodhje në zemër të Tiranës, tek Kullat FATI, përballë Parlamentit, çdokush në “Piano Bar Elysee” ndihet i mirëpritur dhe i duhuri, për relaks, shije, muzikë e risi!

Jo vetëm larmia e brendeve më të njohur e të pëlqyer të pijeve dhe kokteileve, por tek “Piano Bar Elysee” mund të shijoni edhe një mëngjes të lehtë dhe të shëndetshëm, për të filluar ditën plot energji. Mund të shijoni verëra të përzgjedhura të ndryshme me snack-un tuaj të preferuar, krepa me mbushjen që parapëlqeni, frozen me shije të ndryshme frutash, torta e akullore të freskëta me shije delikate. Të gjitha të përgatitura nga pastiçeria e “Piano Bar Elysee”, të gjitha me përbërës 100% natyralë.

“Çmimi”, është një tjetër çelës i filozofisë dhe suksesit të “Piano Bar Elysee”. Në këtë aspekt ne jemi të pakonkurrueshëm në leverdi e cilësi. Oferta okazionale, preferenciale dhe të parezistueshme!

Ju folëm pak më parë për atmosferën! E pra po nuk e provove, nuk mund ta imagjinosh kurrsesi!

Mbrëmje relaksuese nga e Enjtja në të Shtunë, për të mos u humbur atmosferën e mrekullueshme me performanca live nën shoqërinë e grupeve Paola & Miron Kotani dhe Alban Xhomaqi & Gresa Gjocera.

Në verandën e Piano Bar Elysee do të keni mundësinë të shijoni një pamje relaksuese dhe të përjetoni emocionet e ndeshjeve më të shumëpritura të kompeticioneve kombëtare e ndërkombëtare.

Për çdo festë kombëtare, tradicionale, familjare dhe shoqërore, “Piano Bar Elysee” ofron jo vetëm prenotime e rezervime me impenjimin maksimal për atmosferën e duhur, por edhe produkte speciale me çmime okazionale!